Ndërlidhjet

Mbi 3,000 kinezë evakuohen nga Vietnami


Vietnam
Vietnam
Mbi 3,000 kinezë janë evakuar nga Vietnami pas trazirave vdekjeprurëse anti-kineze.

Zemërimi në Vietnam ka shpërthyer pas vendimit të Pekinit për të vendosur një platformë nafte në një zonë të kontestueshme në Detin e Kinës Lindore.

Dy kinezë kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur në përleshjet midis protestuesve vietnamezë dhe punëtorëve kinezë.

Raportet thonë se Kina ka dërguar pesë anije në Vietnam për të përshpejtuar evakuimin e shtetasve të saj.
XS
SM
MD
LG