Ndërlidhjet

Zvicra voton për pagën minimale


Ilustrim
Ilustrim
Zviceranët votojnë sot në një referendum për pagën më të lartë minimale në botë.

Nëse miratohet, punëdhënësit do të jenë të obliguar t’i paguajnë punëtorët minimum 25 dollarë për orë ose 4,500 dollarë në muaj.

Mbështetësit thonë se masa është e justifikuehme me koston shumë të lartë të jetesës në Zvicër.

Por, sipas kritikëve, kjo mund të rrisë çmimin e prodhimit dhe papunësinë.

Sondazhet e fundit kanë treguar se propozimi mund të refuzohet.

Zvicra është njëri prej vendeve më të pasura në botë.
XS
SM
MD
LG