Ndërlidhjet

Zarif: Marrëveshja bërthamore, e mundur


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se marrëveshja finale bërthamore me fuqitë botërore është ende “e mundur”.

Zarif ka shkruar në Twitter: “Marrëveshja është e mundur. Por, iluzionet duhet larguar. Mundësia nuk duhet të humbet sërish".

Komentet vijnë pasi Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore – Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania – kanë përfunduar rrethin e katërt të bisedimeve, të premten në Vjenë, pa ndonjë përparim të raportuar.

Negociatat do të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Gjashtë fuqitë botërore duan që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG