Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka thënë se mbetet e përkushtuar që të realizojë të drejtën e shkollimit dhe të punësimit të femrës myslimane edhe me mbulesë në institucionet publike.
Bashkësia Islame ka ftuar të gjitha partitë politike që të mos bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të këtij institucioni.
Në të njëjtën kohë, Bashkësia Islame ka shprehur mospajtimin e saj me marshin kundër homofobisë, të mbajtur të shtunën në Prishtinë.
“Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë, publikisht distancohet nga kjo dukuri, e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes së shëndetshme”, thuhet në reagimin e BIK-ut.