Ndërlidhjet

Koreja V. kërkon falje për shembjen e ndërtesës


Lideri verikorean, Kim Jong Un.
Lideri verikorean, Kim Jong Un.
Në një gjest të rrallë, Koreja e Veriut u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave, pas shembjes së një ndërtese në Phenjan, e cila dyshohet se ka lënë qindra njerëz të vdekur.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, Phenjani ka shprehur ngushëllime të thella dhe ka kërkuar falje për katastrofën, e cila ka ndodhur më 13 maj.

Burimi i njëjtë ka thënë se shembja e ndërtesës ka shkaktuar viktima, por nuk ka dhënë shifra për numrin e tyre.

Zyrtarë të Koresë së Jugut dyshojnë për qindra të vdekur.
XS
SM
MD
LG