Ndërlidhjet

18 të arrestuar për shpërthimin në Turqi


Turqi

Turqi

Policia turke raportohet se ka arrestuar 18 persona, të dyshuar për neglizhencë në minierën që është shembur këtë javë.

Mediat turke rapprtojnë se të arrestuarit përfshijnë drejtues të kompanisë së minierave.

Shpërthimi i 13 majit në qytetin Soma ka qenë aksidenti më i keq që ka ndodhur ndonjëherë në minierat e Turqisë.

Operacioni i shpëtimit ka përfunduar të shtunën, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve është 301.
XS
SM
MD
LG