Ndërlidhjet

Vuçiq: Rreziku i përmbytjeve s'ka kaluar ende


Obrenovac, Serbi
Obrenovac, Serbi
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rreziku i përmbytjeve në Serbi nuk ka kaluar ende.

Në takimin e kabinetit qeveritar, ai ka falënderuar organet e shtetit dhe qytetarët për, siç ka thënë, reagim të jashtëazakonshëm.

“Para së gjithash, dua të falënderoj qytetarët e Serbisë dhe të them se nuk jemi afër fundit. Por, sot ka më shumë shpresa dhe është më mirë seç ka qenë dje”, ka thënë Vuçiq.

Përmbytjet më të këqija në Ballkan për disa dekada, janë duke kërcënuar edhe termocentralin kryesor të Serbisë, Nikolla Teslla.

Së paku 20 njerëz kanë vdekur në Serbi dhe Bosnjë si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dhjetëra-mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë.

Rreth një e treta e Bosnjës thuhet se është nën ujë.
XS
SM
MD
LG