Ndërlidhjet

Zgjedhje parlamentare në Donjeck më 14 shtator


Donjeck

Donjeck

Separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur të Donjeckut kanë njoftuar se do të mbajnë zgjedhjet parlamentare në rajon më 14 shtator.

Njëri nga liderët separatistë, Denis Pushilin, ka bërë njoftimin në një tubim në Sheshin Lenin të Donjeckut.

Ai u ka thënë të pranishmëve se secili nga ta “do të jetë i përfshirë në zgjedhje”.

Kievi dhe Perëndimi kundërshtojnë republikat e vetëshpallura muajin e kaluar në Donjeck dhe Luhansk.
XS
SM
MD
LG