Ndërlidhjet

Vritet kreu i forcave ajrore të Sirisë


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Kreu i forcave ajrore të Sirisë është vrarë gjatë luftimeve pranë Damaskut.

Gjenerali Hussein Ishaq raportohet të jetë plagosur kur rebelët kanë sulmuar një bazë ajrore në qytetin Mleiha dhe më vonë ka vdekur.

Ai është njëri nga oficerët e rangut më të lartë ushtarak që është vrarë në luftën civile në Siri.

Rebelët janë duke luftuar për të rrëzuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad në një konflikt të përgjakshëm, i cili ka nisur më shumë se tre vjet më parë.

Pavarësisht luftës, qeveria planifikon të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm në zonat që ka nën kontroll.
XS
SM
MD
LG