Ndërlidhjet

Rasmussen, sot flet rreth krizës në Ukrainë


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Kriza në Ukrainë, do të jetë tema kryesore për të cilën Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të flas gjatë një konference që do ta mbajë sot në Bruksel, në selinë e NATO-s.

Aleanca e ka dënuar aneksimin e gadishullit ukrainas Krimesë nga ana e Rusisë.

Aleanca gjithashtu e ka akuzuar Moskën se nuk po ndërmerr asnjë veprim, për ta qetësuar situatën në lindje të Ukrainës, ku seperatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e disa objekteve dhe qyteteve e qytezave.

Krizën në Ukrainë, Rasmussen e ka cilësuar si një “lojë më ndryshe”, ndërsa e ka akuzuar Rusinë se po vepron më shumë si kundërshtarë sesa si një partner.
XS
SM
MD
LG