Ndërlidhjet

Paraburgim për tre persona rreth shpërthimit në minierë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë turke ua ka caktuar masën e paraburgimit tre personave të cilët janë arrestuar në lidhje me fatkeqësinë në minierë që ka ngjarë gjatë javës së kaluar.

Tre tashmë të paraburgosurit, akuzohen për shkaktimin e vdekjeve dhe neglizhencës.

Emrat e të paraburgosurve nuk janë bërë publik, por bëhet me dije se njëri nga ta ka qenë menagjer ndërsa dy të tjerë ingjinjerë në minierë.

Të tre personat janë arrestuar së bashku edhe me 19 të tjerë, gjatë ditës së diel.

Arrestimet kanë ndodhur pasi që si rezultat i një shpërthimi në një minierë në qytetin perëndimor Soma të Turqisë, kanë mbetur të vdekur 301 minatorë.

Fatkeqësia ka ngjallur protesta në të gjithë Turqinë.

Zemërimi i protestueve është drejtuar kah pronarët e minierave por edhe kah qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG