Ndërlidhjet

logo-print

Sot fillon mbrojtja e Mladiqit


Ratko Mladiq

Ratko Mladiq

Avokatët e gjeneralit serb të Bosnjes Ratko Mladiq, pritet që gjatë seancës së sotme ta fillojnë dhënien e mbrojtjes në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Mladiq, përballet me njëmbëdhjetë akuza në të cilat përfshihet edhe gjenocidi dhe krimi kundër njerëzimit që është kryer gjatë 1992-tes deri në 1995-ten në Bosnje.

Avokatët e Mladiqit kanë argumentuar deri më tani, se nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Mladiq ka kryer krime të rënda duke përfshirë edhe gjenocidin.

Edhe vetë Mladiq i ka mohuar të gjitha akuzat duke përfshirë edhe akuzar për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku ishin vrarë rreth 8 mijë burra e djem të rinj, myslimanë të Bosnjes.

Pas 16 vitesh në arrati, Mladiq është arrestuar në maj të vitit 2011 dhe pas arrestimit është transferuar për në Hagë.

Gjykimi ndaj tij ka filluar në maj të vitit 2012, ndërsa prokurorët e angazhuar me këtë rast, i kanë thënë fjalët përfundimtare të tyre në shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG