Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainasit arrestojnë dy gazetarë rusë


Ilustrim

Ilustrim

Dy gazetarë rusë, punonjës ë televizionit LifeNews, janë arrestuar nga forcat ukrainase gjatë një operacioni anti-terrorizëm në lindje të Ukrainës.

Kanali LifeNews, të dielën i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, që të ndihmoj në lirimin e gazetarëve, Oleg Sidyakin dhe Marat Saichenko.

Fotot e dy gazetarëve me duar pas shpine dhe të ulur në karrike, janë postuar në faqe të internetit duke përfshirë edhe agjencinë ukrainase të lajmeve Unian.

Unian ka raportuar se të dy gazetarët, janë arrestuar se bashku me disa seperatistë pro-rusë në qytetin Kramatorsk.

Unian gjithashtu ka postuar një fotografi të një arme, se kinse është sekuestruar nga seperatistët.

Në Kramatorsk, tash e disa javë zhvillohen luftome të një intensiteti të ulët në mes të forcave qeveritare dhe seperatistëve pro-rusë.
XS
SM
MD
LG