Ndërlidhjet

Anija Dragon kthehet në tokë nga hapësira


Ilustrim

Ilustrim

Anija kozmike tregtare e mallrave Dragon, është kthyer në mënyrë të sigurtë në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Anija Dragon është parë në oqeanin Paqësor më 18 maj, vetëm pesë orë pas largimit të saj nga nisja prej hapësirës.

Anija kozmike kishte të ngarkuar gati dy tonë pajisje për eksperimente të shkencës dhe pajisje të vjetra për NASA.

SpaceX Dragon është e vetmja anie furnizimi që ka mundësi të sjell artikuj në Tokë.

NASA e ka paguar SpaceX dhe një tjetër kompani amerikane, për të dërguar furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
XS
SM
MD
LG