Ndërlidhjet

Tërmet prej 5.2 shkallësh në Shqipëri


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet prej 5.2 shkallësh të rihetrit i ka goditur disa zona të Shqipërisë.

Siç njofton korrespodentja e radios Evropa e Lirë në Tiranë, tërmeti është dëgjuar rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa epiqendra e tij ka qenë 43 kilometra në jug të Tiranë, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar në të gjithë Shqipërinë por më të forta janë dëgjuar në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Berat, Kuqovë, Gramsh, Fier, Vlorë, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.

Nuk ka njoftime për dëmet, qofshin në njerëz apo materiale.
XS
SM
MD
LG