Ndërlidhjet

32 fëmijë vdesin nga një zjarrë në një autobus në Kolumbi


Pamje të autobusit të djegur në Kolumbi

Pamje të autobusit të djegur në Kolumbi

Së paku 32 fëmijë kanë vdekur si rezultat i një zjarri që e ka përfshirë një autobus në Kolumbinë veriore.

Viktimat po ktheheshin me autobus nga një aktivitet i krishterë.

Reuters citon një zyrtarë të ketë thënë se zjarri është shkaktuar si rezultat i një bidoni me benzinë që gjendej në autobus dhe derdhja e karburantit në motor të autobusit.

Shoferi i autobusit ka shpëtuar pa u lënduar.

Zyrtarët thonë se po bëhet identifikimi i viktimave.

Tetëmbëdhjetë persona kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa po trajtohen në spitalet lokale.

Presidenti Juan Manuel Santos është nisur drejt rajonit ku ka ngjarë rasti, me qëllim që ti ngushëllojë të afërmit e viktimave.
XS
SM
MD
LG