Ndërlidhjet

Në Kirgizi pritet lirimi i bosit të krimit


Ilustrim
Ilustrim
Kamchybek Kolbaev, një bos i supozuar i krimit, pritet që të lirohet nga burgu, 18 muaj pas arrestimit të tij.

Sipas ligjeve në Kirgizi, çdo ditë e kaluar në paraburgim për një të burgosur është baras me dy ditë të kaluara në koloni penale, që do të thotë se Kolbaev, do të lirohet në qershor.

Kolbaev, 39 vjeçar, është arrestuar në dhjetor të vitit 2012 pasi që ishte ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai fillimisht ishte dënuar me pesë vite e gjysmë burgim për veprën penale të grabitjes.
Vuajtja e denimit pa ndonjë arsyetim, ishte ulur në tre vite.

Ministri i brendshëm kirgiz Abdylda Suranchiev ka thënë sot se akuzat ndaj Kolbaev si udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal, janë hedhur poshtë.

Në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara e kishin vendosur Kolbaev në listën e të dyshuarve kryesot në nivel global për trafikim të drogës.
XS
SM
MD
LG