Ndërlidhjet

Putin urdhëron ushtrinë që të tërhiqet nga kufiri në lindje të Ukrainës


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin, i ka urdhëruar forcat ushtarake të cilat kanë marrë pjesë në stërvitjet në kufi me tri rajonet në Ukrainën lindore, të kthehen në bazat e tyre.

Sipas një deklarate të lëshuar, Kremlini ka thënë se trupat që kanë marrë pjesë në stërvitjet në Rostov, Belgorad dhe Bryansk, janë urdhëruar që të kthehen në kazermat e tyre.

Ende nuk dihet se sa trupa do të tërhiqen, teksa NATO ka bërë me dije se Rusia i ka rreth 40 mijë trupa në kufi me Ukrainën.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se nuk ka shenja të tërheqjes së trupave nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht deklaratës së Putinit të dhënë më 7 maj, i cili kishte thënë se forcat janë tërhequr nga kufiri.
XS
SM
MD
LG