Ndërlidhjet

Në Taxhikistan plagoset një iranian që tentoi të arratisej nga burgu


Ilustrim

Ilustrim

Tojet e burgut në Taxhikistan kanë njoftuar se kanë shtënë mbi një shtetas iranian pasi që ai u poërpoq të arratisej nga qendra ku po mbahej në qytetin Yavan, që gjendet 54 kilometra në jug të kryeqytetit Dushanbe.

Zyrtarët e burgut në Taxhikistan i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se Mehdi Kambari është plagosur më 16 maj ndërsa po shërohet në spitalin e burgut.

Një i burgosur i cili ka kërkuar të mos identifikohej, i ka thënë radios Evropa e Lirë, se Kambari kishte tentuar të arratisje për shkak të kushteve të vëshira që po jeton ai gjatë vuajtjes së dënimit.

Zyrtarët iranian në Taxhikistan i kanë thënë radios, se po punojnë në drejtim që ti kuptojnë të gjitha detajet rreth incidentit që ka ngjarë.

Kambari gjendet në burg tash e tetë muaj ndërsa është i dënuar me tri vite burgim për kalim ilegal të kufirit taxhik.
XS
SM
MD
LG