Ndërlidhjet

162 mijë viktima në konfliktin e Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se numri i të vdekurve që nga fillimi i konfliktit në Siri, tash e tri virte më parë, e ka tejkaluar numrin prej 162 mijë persona.

Observatori me bazë në Londër, ka njoftuar sot, se në mesin e këtyre viktimave janë 54 mijë civilë, 43 mijë pjesëtarë të arnatosur të opozitës dhe 61 mijë luftëtarë besnik të presidentit Bashar al-Assad.

Në këtë numër janë të përfshirë edhe 3 mijë civilë të cilët nuk janë identifikuar.

Numri i të vdekurve në Siri deri në korrik të vitit 2013, kishte arritur në 100 mijë persona.

Konflikti i cili ka bërë që gjysma e popullësisë së Sirisë të shpërngulet, ka filluar në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG