Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Mardhënjet me BE-në e NATO-n kërkojnë shqyrtim serioz


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë se mardhëniet në mes të Moskës në njërën anë dhe Bashkimit Evropian e NATO-s në anën tjetër, “kërkojnë një shyrtim serioz” për shkak të krizës në Ukrainë.

Këto komente Lavrov i ka bërë sot në Moskë teksa ka folur në hapje të takimit me ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajcack.

Deklarata e tij vjen në ditën e sotme kur në Bruksel, përkitazi me situatën në Ukrainë, do të flasë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Aleanca e ka dënuar aneksimin e gadishullit ukrainas Krimesë nga ana e Rusisë.

Aleanca gjithashtu e ka akuzuar Moskën se nuk po ndërmerr asnjë veprim, për ta qetësuar situatën në lindje të Ukrainës, ku seperatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e disa objekteve dhe qyteteve e qytezave.

Krizën në Ukrainë, Rasmussen e ka cilësuar si një “lojë më ndryshe”, ndërsa e ka akuzuar Rusinë se po vepron më shumë si kundërshtarë sesa si një partner.
XS
SM
MD
LG