Ndërlidhjet

Vdes një e zhduken shtatë nga përmbytjet në Gjeirgji


Afghanistan -- An Afghan villager walks on a hillslope near the scene in the landslide-hit Aab Bareek village in Argo district of Badakhshan, May 5, 2014
Afghanistan -- An Afghan villager walks on a hillslope near the scene in the landslide-hit Aab Bareek village in Argo district of Badakhshan, May 5, 2014
Një shofer i kamionit me shtetësi ukrainase ka vdekur dhe të paktën shtatë persona janë zhdukur, si rezultat i shembjes së dheut dhe përmytjeve që janë krijuar nga shkrirja e akullnajave në Gjeorgji.

Tragjedia ka ndodhur në Dariali Gorge në Gjerorgji, që gjendet në regjionin Kazbegi në afërsi me kufirin rus.

Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili, ka theksuar përmes një deklarate se shkrirja masive e akullit, e ka dëmtuar edhe një tubacion përmes të cilit Armenia furnizohet me gaz nga Rusia.

Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet gjeorgjiane të shpëtimit, kanë arritur t’i evakuojnë më shume se 220 banorë kryesisht nga Bjellorusia, Kazakistani, Turqia e Ukraina, të cilët ishin bllokuar në një autostradë e cila e lidhë Gjeorgjinë me Republikën ruse të Kaukazit.

Në deklaratën e lëshuar, Garibashvili, i ka falënderuar edhe autoritetet ruse për ofrimin e pajisjeve për ta tejkaluar më lehtë krizën.
XS
SM
MD
LG