Ndërlidhjet

Dy burra kinezë të cilët po punonin në një minierë bakri në Birmani, janë rrëmbyer nga disa aktivistë të cilët e kundërshtonin projektin.

Kompania e minierave Wanbao e Kinës e cila operon në kuadër të minierës Letpadaung, ka njoftuar se të dy burrat janë rrëmbyer më 18 maj.

Kompania ka njoftuar se rrëmbyesit kanë kërkuar që të ndërpritet projekti në minierë.

Siç është bërë me dije, dy burrat kinezë, janë rrahur dhe kanë marrë kërcënime se edhe do të vriten.

Policia ka bërë përopjekje që ti lirojë ata, mirëpo përpjekjet deri më tani nuk kanë pasur sukses.

Projektet në minierë kanë zgjuar reagimin e fshatarëve të cilët kanë thënë se po iu dëmtohet toka punuese si rezultat i ndikimit të minierës në mjedis.
XS
SM
MD
LG