Ndërlidhjet

Rasmussen: Situatë e paparashikueshme në Evropë


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë gjatë një konference të mbajtur sot në Bruksel, se agresioni i Rusisë në Ukrainë, ka sfiduar idenë fundamentale që është e drejta e shteteve sovrane për të zgjedhur rrugën e tyre.

Ai ka shtuar se Evropa po përballet me një situatë krejtësisht të re të sigurisë, më pak të parashikueshme e më të rrezikshme.

Për fat të keq sipas tij, nuk po vërehet asnjë tërheqje e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.

Rasmussen ka bërë thirrje që të rriten shpenëzimet e shteteve për aspektin e mbrojtjes, duke shtuar se “sigura jonë është baza e prosperitetit tonë”.

Rasmussen ka folur në selinë e NATO-s, pak pasi që Rusia ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ushtarake që kanë qenë të vendosura në afërsi të kufirit me lindjen e Ukrainës, që të tërhiqen tashmë kur i kanë përfunduar stërvitjet ushtarake.
XS
SM
MD
LG