Ndërlidhjet

logo-print

Vetëm dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet ka goditur pjesën më të madhe të Shqipëris në orën 2:59 të mëngjesit të së hënës.

Epiqendra e termetit ka qenë pranë qytetit të Belshit.

Sipas Ervin KAsajt, specialist në IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), epiqendra e tij ishte 6 km në jug të Belshit, ose 44 km në jug të Tiranës.

Tërmeti e ka goditur Tiranën me një fuqi 5.2 të shkallës Rihter.

Ai është shoqëruar nga 7 lëkundje të vogla.

Njoftohet vetëm për dëme material në Cërrik dhe Belsh.

Goditja e tërmetit ka shkaktuar panikë tek qytetarët në zonat ku ai është ndjerë.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar në zona të hapura jashtë banesave të tyre, për disa orë, me frikën e ndonjë lekundje tjetër të fuqishme.
XS
SM
MD
LG