Ndërlidhjet

SHBA-ja reagon pas fjalëve të Putinit se do ti tërheqë forcat


Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratëve të Moskës së presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka urdhëruar forcat ushtarake që të tërhiqen nga bazat ku vepronin në kufi me Ukrainën lindore.

“Ne e kemi parë se çfarë ka thënë presidenti Putin dhe në qoftë se Rusia i tërheq forcat e saj në bazat e tyre, ne do ta mirëpresim atë. Por deri më sot, ne nuk kemi parë dëshmi që Rusia është në gjendje ta bëjë këtë”, ka thënë para gazetarëve një zyryarë i lartë i administratës.

“Edhe në të kaluarën kemi dëgjyuar nga udhëheqësit rusë se do ti tërheqin forcat nga kufiri por një gjë të tillë nuk e ka bërë”, ka shtuar më tutje ai.

SHBA-ja, sipas këtij zyrtari, po i ndjek nga afër zhvillimet në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG