Ndërlidhjet

Thaçi pranon nesër nominimin për kryeministër


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër do të pranojë nominimin nga partia e tij, Partia Demokratike e Kosovës, edhe për një mandat të kryeministrit.

“Nesër në ora 18:00, para lidershipit dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, para tërë popullit të Kosovës, do ta pranoj nominimin për kryeministër të Republikës. Synimi im është ta përfundojmë me sukses edhe Misionin e Ri – zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 8 qershor.
XS
SM
MD
LG