Ndërlidhjet

logo-print

Twitter bllokon llogarinë e Sektorit të Djathtë


Logoja e Twitter-it

Logoja e Twitter-it

Rrjeti social Twitter ka bllokuar llogarinë e grupit ultranacionalist të Ukrainës Sektori i Djathtë në Rusi.

Secili që ka bërë përpjekje të hyjë sot në llogarinë @PravyjSektorRus në Twitter është përballur me përshkrimin: Kjo llogari është e bllokuar në Rusi.

Twitter nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Ky zhvillim ndodh dy ditë pasi agjencia ruse për monitorimin e mediave, Roskomnadzor, ka thënë se Twitter mund të bllokohet në Rusi për shkak të injorimit të kërkesave ligjore, të bëra nga zyrtarët rusë, në lidhje me përmbajtjen që konsiderohet si “ekstremiste”.
XS
SM
MD
LG