Ndërlidhjet

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Vanuatun


Ilustrim

Ilustrim

Është nënshkruar sot në Bruksel marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Vanuatus.

Ceremonia e nënshkrimit është bërë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

“Nënshkrimin e Marrëveshjes e bënë ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj, dhe ambasadori i Vanuatus në Belgjikë, Komisionar i Lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjykatën e St. James, Roy Mickey Joy”, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Republika e Vanuatus është shtet në Paqësorin e largët që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 28 prill, 2010.
XS
SM
MD
LG