Ndërlidhjet

Aktorja iraniane kritikohet për puthjen në Kanë


Aktorja Leila Hatami

Aktorja Leila Hatami

Një aktore iraniane është kritikuar nga autoritetet në Teheran pasi ka puthur presidentin e Festivalit të 67-të të Filmit në Kanë.

Leila Hatami është fotografuar duke puthur 83-vjeçarin Gilles Jacob në faqe, gjatë një ceremonie në qytetin francez.

Sipas interpretimit iranian të Ligjit të Sheriatit, gruaja nuk lejohet të ketë kontakte fizike me një burrë jashtë familjes së saj.

Zëvendësministri iranian i Kulturës, Hossein Noushabadi, ka thënë se “prania e papërshtatshme” e Hatamit në festival nuk është në përputhje me besimet fetare të Iranit.
XS
SM
MD
LG