Ndërlidhjet

Teherani dërgon afganë në Siri, Kabuli heton


Siri

Siri

Zyrtarët afganë janë duke hetuar raportet, sipas të cilave, Irani ka rekrutuar mijëra refugjatë afganë për të luftuar në Siri.

Ministria e Jashtme e Afganistanit ka thënë se Kabuli ka ngarkuar ambasadën e tij në Teheran për të hetuar nëse pretendimet janë të vërteta.

Gazeta “The Wall Street Journal” ka raportuar më 15 maj se Irani ofron 500 dollarë në muaj dhe nënshtetësi iraniane për refugjatët afganë që pranojnë të luftojnë në anën e forcave besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Afganistani ka thënë se dërgimi i refugjatëve afganë në Siri është shkelje e të drejtave të tyre.
XS
SM
MD
LG