Ndërlidhjet

SHBA akuzon 5 zyrtarë kinezë për spiunim kibernetik


Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder.
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar pesë zyrtarë ushtarakë kinezë për spiunim kibernetik në kompanitë amerikane.

Ata janë identifikuar si Wang Dong, Sun Kailiang, Wen Xinyu, Huang Zhenyu dhe Gu Chunhui.

Gazeta Washington Post dhe media të tjera amerikane kanë raportuar se të pestit janë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka thënë se akuzat janë të parat të llojit të tillë kundër akterëve shtetërorë dhe se duhet të shërbejnë si “zile alarmi”.

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se akuzat janë “të fabrikuara”.
XS
SM
MD
LG