Ndërlidhjet

25 t ndihma humanitare nga SHBA-ja për Bosnjën


Bosnje

Bosnje

Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të punojë me institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës dhe me Kryqin e Kuq në këtë vend, për të siguruar ndihma humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet.

Pesë kamionë nga kampi Darby i ushtrisë amerikane në Livorno të Italisë janë nisur drejt Bosnjës.

Në kamionë ndodhen mbi 25 tonelata ndihma humanitare në vlerë prej rreth 700,000 dollarësh.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mënyrë të vendosur për të ndihmuar qytetarët e Bosnjës në luftën e tyre me këto përmbytje shkatërruese”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG