Ndërlidhjet

Arabia Saudite mbyll ambasadën në Libi


Flamuri i Arabisë Saudite - foto ilustruese

Flamuri i Arabisë Saudite - foto ilustruese

Arabia Saudite ka mbyllur të hënën ambasadën e saj në Tripoli të Libisë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“I gjithë stafi diplomatik është larguar për shkak të situatës së sigurisë”, ka thënë përmes një deklarate me shkrim ambasadori Mahmoud al-Ali.

Qeveria e Libisë këmbëngul se mban kontrollin e vendit, pavarësisht disa përleshjeve në fundjavë, përfshirë një sulm të milicive ndaj ndërtesës së parlamentit.

Udhëheqësit e Libisë janë duke luftuar për të sjellë stabilitet në vend që nga rënia e presidentit veteran, Muammar Gaddafi, në vitin 2011.

Deklarata e ambasadorit suadit thotë se ambasada do të rihapet “kur situata në kryeqytetin libian të stabilizohet”.

Të premten, Algjeria ka mbyllur po ashtu ambasadën dhe konsullatën në Tripoli, duke thënë se diplomatët e saj janë përballur me “rrezik real dhe të pashmangshëm”.
XS
SM
MD
LG