Ndërlidhjet

“S’ka shenja” të tërheqjes ruse nga Ukraina


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë thënë se nuk kanë parë shenja të tërheqjes së trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka dhënë urdhër.

“Ne nuk kemi parë ende dëshmi të tilla”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Të hënën, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se nuk është vërejtur asnjë tërheqje e trupave ruse.

Ndërkohë, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse ka thënë se aktivitetet e shtuara ushtarake të NATO-s në rajon, nuk ndihmojnë në qetësimin e situatës në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG