Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dënon Abu Hamzan për terrorizëm


Abu Hamza al-Masri

Abu Hamza al-Masri

Kleriku radikal britanik, Abu Hamza al-Masri, është dënuar për terrorizëm nga një gjykatë në Nju Jork.

Ai është gjetur fajtor për të 11 akuzat me të cilat është përballur.

Dënimi pritet t’i shqiptohet në muajin shtator.

Abu Hamza është akuzuar se ka bërë përpjekje të ndërtojë një kamp për stërvitje terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe për konspiracion për rrëmbimin e turistëve në Jemen, më 1998.

Gjatë gjykimit, Abu Hamza ka shprehur mbështetje edhe për sulmet e 11 shtatorit, 2001, të cilat kanë vrarë afro 3,000 njerëz.

Ai është ekstraduar nga Britania për në SHBA në tetor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG