Ndërlidhjet

Tensione në Shkup pas vrasjes së maqedonasit


Shkup - foto arkivi
Shkup - foto arkivi
Në Shkup mbretëron situatë e tensionuar, pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar.

Incidenti tragjik ka ndodhur të hënën pasdite, kur pas një zënke dorasi ka therur me thikë 18-vjeçarin maqedonas.

Gjatë natës, raportohet të ketë pasur protesta nga popullata maqedonase, e cila ka dëmtuar prona të shqiptarëve dhe ka bllokuar rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Shkak i zënkës tragjike thuhet të ketë qenë një biçikletë e vjedhur.
XS
SM
MD
LG