Ndërlidhjet

Ushtria shpall gjendje të jashtëzakonshme në Tajlandë


Tajlandë

Tajlandë

Ushtria e Tajlandës ka thënë se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme “për të ruajtur ligjin dhe rendin”.

Vendimi i papritur i jep ushtrisë kompetenca të gjera për të zbatuar masën e saj.

Ushtria këmbëngul se ka qëllim të ofrojë siguri kombëtare dhe jo të bëjë grushtshtet.

Gjendja e jashtëzakonshme vjen pas një krize të gjatë politike, që ka çuar në protesta vdekjeprurëse antiqeveritare.

Këshilltari për siguri i kryeministrit të përkohshëm ka thënë se qeveria nuk është konsultuar për vendimin e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG