Ndërlidhjet

Aksident në Kashmir, 17 të vdekur


Kashmir - foto ilustruese
Kashmir - foto ilustruese
Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur në një aksident me autobus në pjesën indiane të Kashmirit.

Policia ka thënë se 30 njerëz të tjerë janë plagosur kur autobusi është rrëzuar nga një rrugë malore në një grykë të thellë.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar gjatë natës nga Jammu për në Srinagar.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë. Mbi 110,000 njerëz vdesin çdo vit në komunikacion.

Shumica e aksidenteve vijnë si rezultat i vozitjes së pamatur, rrugëve jo të mirëmbajtura dhe makinave të vjetra.
XS
SM
MD
LG