Ndërlidhjet

Kina mohon akuzat për spiunazh kibernetik


Ilustrim

Ilustrim

Kina ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Shtetet e Bashkuara kundër pesë zyrtarëve të asaj ushtarakë, të dyshuar për spiunazh kibernetik.

Pekini ka thënë se nuk ka qenë kurrë i angazhuar në vjedhje kibernetike dhe se akuzat dëmtojnë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme kineze ka thirrur po ashtu në bisedë informative ambasadorin amerikan në Pekin.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se zyrtarët kinezë kanë vjedhur dokumente sekrete tregtare nga pesë kompani dhe një sindikatë e punës.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka thënë se akuzat janë të parat të llojit të tillë kundër akterëve shtetërorë dhe se duhet të shërbejnë si “zile alarmi”.
XS
SM
MD
LG