Ndërlidhjet

Paul McCartney anulon turneun në Japoni


Paul McCartney

Paul McCartney

Legjenda e popit, Paul McCartney, ka anuluar turneun në Japoni për shkak të infektimit me një virus.

McCartney, njëri nga dy anëtarët e gjallë të grupit The Beatles, ka anuluar tashmë dy performanca në Stadiumin Kombëtar në Tokio, që kanë qenë të parapara për 17 dhe 18 maj.

Organizatorët kanë thënë sot se anulimi ka qenë “i pashmangshëm”.

McCartney, 71 vjeç, ka planifikuar të performojë në një tjetër vend në Tokio më 21 maj dhe në Osaka më 24 maj.

Virusi që ka prekur McCartneyn nuk është specifikuar.
XS
SM
MD
LG