Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili e ka njoftuar atë me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, për të dërguar mision vëzhgues të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vendimi i baroneshës Ashton vjen si përgjigje në letrën e dërguar nga presidentja me kërkesën që BE-ja të monitorojë zgjedhjet e 8 qershorit, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe korrekt zgjedhor.
“Zotëri Zbogar e njoftoi presidenten se në përgjigjen e zonjës Ashton theksohet se një mision i BE-së, i ngjashëm me misionin e vëzhguesve që ka përcjellë zgjedhjet komunale të vitit të kaluar, do të dërgohet në Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.