Ndërlidhjet

Pele: Protestat mund të dëmtojnë Kupën e Botës


Pele

Pele

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Pele, ka thënë se ka frikë se protestat e shumta në Brazil mund të dëmtojnë Kampionatin Botëror të Futbollit.

Mijëra brazilianë janë duke protestuar kundër kostos së lartë që ka organizimi i turneut.

Pele ka thënë se shumë të huaj mund të anulojnë udhëtimet për në Kupën e Botës, si rezultat i protestave.

“Kjo është humbje e madhe për vendin”, ka thënë ish-futbollisi brazilian, Pele.

Ai ka thënë se pajtohet me shumë ankesa të protestuesve, të tilla si thirrjet për më shumë investime në shkolla dhe spitale.

Por, Pele ka thënë se kombëtarja e Brazilit nuk duhet të paguajë për korrupsionin politik.

“Ne nuk kemi të bëjmë me politikanët e korruptuar dhe hajdutët. Nuk është faji ynë”, ka thënë Pele.

Kampionati fillon më 12 qershor.
XS
SM
MD
LG