Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë rrëmbejnë një turist kinez


Pakistan
Pakistan
Talibanët pakistanezë thonë se kanë kidnapuar një turist kinez në veriperëndim të Pakistanit.

Personi i identifikuar si Hong Xu Dong ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është zhdukur në qytetin Daraban të hënën.

Abdullah Bahar, komandant i një fraksioni të grupit Tehreek-e-Taliban Pakistan, ka thënë se turisti kinez është rrëmbyer nga ta.

Ai ka thënë se kinezi do të përdoret në përpjekje për të bindur autoritetet pakistaneze që të lirojnë luftëtarët rebelë nga paraburgimi i tyre.
XS
SM
MD
LG