Ndërlidhjet

Tensione në Shkup


Tensione në Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Tensione në Shkup

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar, pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar. Incidenti tragjik ka ndodhur të hënën pasdite, kur pas një zënke dorasi ka therur me thikë 18-vjeçarin maqedonas pas çka i riu shqiptar i është vetë-dorëzuar policisë.

Edhe burimet policore kanë konfirmuar se shkak i zënkës tragjike ka qenë një biçikletë e vjedhur.

Vrasja e të riut maqedonas gjatë natës se kaluar ka nxitur organizimin e protestave nga popullata maqedonase, e cila ka dëmtuar prona të shqiptarëve në këtë lagje të banuar me shumicë shqiptare, ndërkohë që mbrëmë ishin bllokuar rrugët që çojnë kah hyrje-daljet e Shkupit për në Tetovë.

Situata sot duke e qetë, megjithëse banorët e kësaj lagjeje janë të revoltuar nga situata e krijuar.

“Po gjithçka ndodhi pas orës dhjetë të mbrëmjes. Kuptuam se u është vënë flaka dyqaneve, po si të vijsh në atë situatë të krijuar aq tensionuese”, shprehet një pronar i dyqanit të dëmtuar.

Ndërkohë, Komuna e Gjorçe Petrovit përmes një komunikate me shkrim u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, që t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për kthimin e qetësisë dhe sigurisë, si dhe mbrojtjen e jetës dhe pronave të qytetarëve.

"Këshilli dhe Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, kanë shqyrtuar gjendjen e sigurisë në komunë të ndodhur pas vrasjes së kryer të një banori të komunës së Gjorçe Petrovit, me ç'rast shprehën keqardhje për jetën e humbur të të riut, por edhe brengosje për tensionet e krijuara".

"Apelojmë te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga aktivitetet, të cilat janë në kundërshtim me ligjin, duke qenë të përmbajtur ndaj çfarëdo lloj shprehjeje të dhunës"
, thuhet në kumtesën me shkrim dërguar mediave.

Ndryshe pak pas mesnatës në këtë lagje ka mbërritur edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundër-Zbulimit, Sasho Mijallkov, në funksion të qetësimit të situatës, për të biseduar me forcat policore, kryetarin e Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski dhe qytetarët maqedonas, të cilët ishin duke protestuar.
XS
SM
MD
LG