Ndërlidhjet

CIA s’do t’i përdorë programet e vaksinimit për spiunim


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë është zotuar se CIA nuk do të përdorë programet e imunizimit si mbulesë për operacione të spiunimit.

Lisa Monaco, këshilltare për antiterrorizëm e presidentit Barack Obama, u ka shkruar dekanëve të 13 shkollave të shquara shëndetësore, për t’iu thënë se CIA ka premtuar se nuk do të shfrytëzojë programet e vaksinimit për qëllime të inteligjencës.

Dekanët kanë kritikuar CIA-n pas arrestimit të një mjeku pakistanez, nën dyshimet se ka qenë operativ i agjencisë së inteligjencës.

Shakil Afridi është dënuar nga një gjykatë pakistaneze me 33 vjet burgim.

Ai thuhet se ka përdorur një program të vaksinimit kundër hepatitit, në përpjekje për të siguruar mostra të ADN-së nga fëmijët në kompleksin ku më vonë është vrarë Osama bin Ladeni.

Dënimi është përmbysur dhe Afridi përballet me rigjykim.
XS
SM
MD
LG