Ndërlidhjet

Një gazetar në Bjellorusi është dënuar me dhjetë ditë burgim për huliganizëm.

Yauhen Skrabets është arrestuar më 17 maj.

Ai ka dërguar një mesazh te kolegët e tij për t’i informuar për arrestimin.

Nuk është e qartë se përse është arrestuar për huliganizëm.

Muajin e kaluar, Skrabets është thirrur nga policia dhe është marrë në pyetje për bashkëpunimin e tij me Radio Racija-n, një radiostacion që transmeton në gjuhën bjelloruse nga Polonia.

Policia ka thënë se Skrabets ka nevojë për akreditim që të punojë për mediat e huaja.
XS
SM
MD
LG