Ndërlidhjet

Përplasen trenat në Rusi, 5 të vdekur


Rajoni i Moskës, 20 maj 2014.

Raportet nga Rusia thonë se dy trena janë përplasur sot pranë Moskës.

Shërbimi për media i Ministrisë së Brendshme ruse ka thënë se së paku pesë njerëz kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Përmes një deklarate, Ministria për Emergjencia u ka bërë thirrje rusëve që “të jenë të qetë, të mos bëjnë panik”, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Agjencia ITAR-TASS ka thënë se përplasja ka ndodhur midis një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh.
XS
SM
MD
LG