Ndërlidhjet

Puna e detyruar gjeneron me 150 miliardë $ në vit


Ilustrim

Ilustrim

Një raport nga Organizata Ndërkombëtare e Punës bën të ditur se puna e detyrueshme gjeneron së paku 150 miliardë dollarë fitime të paligjshme në vit, në gjithë botën.

Raporti, i publikuar sot, thotë se shuma është tre herë më e madhe nga ajo që është menduar fillimisht.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka gjetur se pothuajse dy të tretat e totalit të fitimeve vijnë nga shfrytëzimi seksual i grave dhe vajzave.

Pjesa tjetër, ndërkaq, vjen nga puna e detyruar ekonomike, si ndërtim dhe miniera.

OKB-ja e cilëson trafikimin me njerëz si industrinë e tretë më të madhe kriminale, pas trafikimit të drogës dhe të armëve.
XS
SM
MD
LG