Ndërlidhjet

Tre ditë zie në Serbi për viktimat e përmbytjeve


Bosnje
Bosnje
Qeveria e Serbisë ka shpallur 21, 22 dhe 23 majin ditë zie për viktimat e përmbytjeve.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në mbledhjen e kabinetit se në Obrenovac janë gjetur 14 viktima.

“Dëmet, për fat të keq, do të jenë shumë më të mëdha, andaj Serbia është kualifikuar për mjetet e Fondit të Solidaritetit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Vuçiq.

Mijëra njerëz nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia janë evakuuar mëngjesin e sotëm, si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur rajonin.

Së paku 20 njerëz kanë vdekur në Bosnjë, 20 në Serbi dhe dy në Kroaci.

Në Bosnjë ka pasur edhe rrëshqitje dheu, të cilat kanë shkatërruar shtëpitë dhe rrugët dhe mund të kenë zhvendosur minat tokësore, të mbetura që nga lufta e viteve 1992-1995.

Në Serbi janë duke punuar për të përforcuar brigjet e Lumit Sava, i cili mund të arrijë nivele të larta sot ose nesër në Beograd.
XS
SM
MD
LG